Komuniteti i çiklistëve të Prizrenit pedalon për korsi

Në performansën publike “Vozit Biçikletë” të organizuar nga EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës...”,  të financuar nga Olof Palme International Center (OPIC), e cila përkrahet nga Qeveria e Suedisë, të shtunën kanë marrë pjesë dhjetëra çiklistë, të cilët me pedalimin nëpër qytet kanë adresuar në mënyrë publike kërkesën për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta në qytetin e Prizrenit.

Grumbullimi i çiklistëve ka nisur në sheshin përballë Xhamisë së Sinan Pashës, me ç’rast nga Ura e Arastës ka nisur edhe xhiroja që ka përshkruar  rrugën unazore të qytetit. Policia e Kosovës ka asistuar në këtë aktivitet komunitetin e çiklistëve, që është përbërë nga grupmoshat e ndryshme.  Pas xhiros së plotë nëpër rrugën unazore të qytetit, çiklistët janë kthyer në Kej, ku edhe kanë nënshkruar peticionin për planifikimin e korsive (shtigjeve) për biçikleta. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi