Kultura nuk është prioritet i komunës së Prizrenit

Forumi Transparenca sot organizoi debatin e rradhës të ciklit "Ballafaqim", në të cilin u diskutua për trajtimin e kulturës nga komuna e Prizrenit. Për t'u ballafaquar me anëtarët e Forumit Transparenca, panelistë të debatit ishin Lulzim Kabashi, nënkryetar i komunës së Prizrenit dhe Urim Ukimeri, koordinator për kulturë në komunën e Prizrenit. Diskutimi i sotëm nxorri në pah edhe një herë interesimin tejet të ulët të komunës së Prizrenit për të trajtuar kulturën si sektor prioritar të politikave lokale.

Problem i madh në kulturën e Prizrenit vazhdon të mbetet mënyra e alokimit të buxhetit komunal, ku pjesën dërmuese vazhdojnë të marrin projektet kapitale. Përkrahja që i ofrohet ngjarjeve të kulturës edhe më tutje trajtohet në kuadër të subvencioneve dhe ndahet me logjikën e ndihmën humanitare ndaj kulturës. Një nga temat që kishte vëmendje të theksuar gjatë diskutimit ishte festivalit "Zambaku i Prizreni" rreth të cilit u shpalosën mundësitë dhe sugjerimet për shpëtimin e tij nga degradimi i mëtejshëm. 

Rrjetëzimi