Ligjërata mbi Aktivizmin Qytetar

Janë mbajtur ligjëratat me temat “Aktivizam mladih u ruralnim sredinama” (Aktivizmi i të rinjëve në zonat rurale) me të rinjë të fshatit Gërnçare si dhe "Volentarizam i Civilni Aktivizam na Kosovu" (Vullnetarizmi dhe aktivizmi qytetar në Kosovë) me të rinjë të komunës së Dragashit. Në këto ligjërata kanë qenë prezent të rinjë dhe të reja të grupmoshave të ndryshme para të cilëve ligjëruesit kanë prezantuar përvojat e tyre lidhur me aktivizmin e tyre në shoqëri si dhe dobitë që sjellin njerzëzit aktiv në të mirë të komunitetit. Pas prezantimit nxënësit kanë punuar në grupe ku kanë shprehur ide të ndryshme që duan t’i implementojnë në rrethin e tyre si dhe kanë identifikuar problemet me të cilat ballafaqohen si rini.


Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
 

Rrjetëzimi