"Lundrimi në kolltuk” - Intervenimi artistik në qytetin e Suharekës

EC Ma Ndryshe ka realizuar një intervenim artistik në Parkun e qytetit të Suharekës. Intervenimi i titulluar “Lundrimi në kolltuk”, përcjellë tregimin se si një vendi me trashëgimi të larmishme natyrore i është mohuar e drejta për ti mbrojtur dhe kultivuar këto asete.


Ky aktivitet është realizuar si rrjedhojë e kërkesës dhe propozimit të njërës prej pjesëmarrëseve në trajnimin e organizuar muaj më parë nga EC-i, përkatësisht në Shkollën e Aktivizmit në Komunitet.


Në saje të këtij intervenimi synohet që të përcillet porosia për mbrojtjen e mjedisit, me theks të veçantë shtimin e hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e lumenjve duke kontribuar kështu në cilësi më të mirë të ajrit dhe të ujërave.
Intervenimi është ideuar dhe realizuar nga Fiorda Hoti, Manushaqe Ibrahimi, Ndriçim Hakiu, Rinea Sheholli, Era Bata dhe Gent Ademaj, nën udhëheqjen dhe mentorimin e artistes Fitore Isufi Shukriu – Koja.

Rrjetëzimi