MIRATOHET PLANI I MENAXHIMIT TË QENDRËS HISTORIKE TË PRIZRENIT

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjegjësisht ministrja Vlora Dumoshi ka nënshkruar vendimin për miratimin e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit (PMQHP).

Ky Plan është rezultat i përpjekjeve shumë vjeçare të institucioneve dhe shoqërisë civile të Prizrenit për mbrojtjen dhe zhvillimin e qendrës historike të qytetit.

Plani i veprimit të këtij dokumenti strategjik kërkon përkushtim dhe punë nga institucionet e nivelit qendror, Komuna e Prizrenit si dhe akterë të tjerë relevantë.

EC Ma Ndryshe, si pjesë e Rrjetit të Organizatave të Kulturës ka kryesuar procesin e hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm dhe zotohet edhe për monitorim të zbatimit të saj pasi që puna kryesore po fillon tash.

Qëllimi i PMQHP është përcaktimi i politikave strategjike për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohor të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit. Kjo qendër historike, sipas legjislacionit në fuqi është identifikuar si fushë e konservimit arkitekturor, pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike nën mbrojtje të përhershme si dhe Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.

Komunikata e plotë e MKRS: https://www.mkrs-ks.org/?page=1,6,2429

Rrjetëzimi