Mobilizim i gjerë për Prizrenin e qasshëm për të gjithë

EC Ma Ndryshe në partneritet me Organizatën e Personave me Distrofi Muskulare në Kosovë, të martën kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me institucionet dhe ndërmarrjet publike lokale dhe qendrore në Prizren për mënjanimin e pengesave të qasjes fizike për Personat me Aftësi të Kufizuara, që ka për synim një qytet të qasshëm për të gjithë.

EC dhe institucionet e ndërmarrjet publike lokale dhe qendrore janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin në mënyrë të strukturuar në kuadër të nismës për mënjanimin e pengesave të qasjes për PAK në ndërtesat e institucioneve përkatëse dhe hapësirën publike të qytetit të Prizrenit, me synimin për t’i adresuar sfidat në qasjen fizike të PAK-ve në Prizren. Palët janë dakorduar që angazhimin e tyre ta strukturojnë në formën e një marrëveshjeje bashkëpunimi që synon ndërtimin e një qyteti pa pengesa dhe që ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi