Muja filloi të hapet, por nuk mjafton

Pas thirrjeve të vazhdueshme të Forumit Transparenca drejtuar kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që të hapë vendimmarrjen, para disa ditësh ai vendosi t’i hapë takimet e tij me drejtorët për mediat dhe shoqërinë civile. Për Forumin Transparenca, ky veprim paraqet një lëvizje pozitive drejt transparencës dhe llogaridhënies, por në asnjë mënyrë përmbushje të plotë të këtyre parimeve të qeverisjes demokratike. Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje kryetarit të komunës që këtë veprim fillestar ta pasojë me hapa të tjerë të rëndësishëm. Hapja e takimeve ku votohet vetëm formalisht dhe merren vendimet e dakorduara paraprakisht paraqet një manifestim të zbehtë të transparencës dhe llogaridhënies. 


Për të vazhduar me veprime të njëmendta drejt qeverisjes demokratike, nga kryetari i komunës kërkojmë publikimin e gjithë materialit (propozimeve) një javë para se të mbahet takimi i tij me drejtorët. Kjo do të mundësonte hapjen e vendimmarrjes dhe do t’u ofronte kohë të mjaftueshme të gjitha palëve të intersuara që të japin komente para se të merren vendimet përfundimtare. Pasi që kryetari i komunës ka krijuar praktikën e takimeve përgatitore me drejtorët (një javë para takimeve të vendimmarrjes), nga ai kërkojmë që edhe ato takime t’i hapë për mediat dhe shoqërinë civile. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi