Muzeu i Kalasë së Prizrenit mund të eksplorohet me realitetin virtual në 3D

Muzeu i Kalasë së Prizrenit, tani e tutje, mund të eksplorohet nga vizitorët edhe në mënyrë virtuale.


Prezantimi në realitetin virtual 3D ka rëndësi të jashtëzakonshme ngase transformon mënyrën se si njerëzit përjetojnë dhe ndërveprojnë me këtë muze, që ndodhet në njërin prej lokaliteteve arkeologjike më të vizituara të Kosovës.
Tani vizitorët nga vende të ndryshme mund të eksplorojnë muzeun, me ç’rast mënjanohen barrierat gjeografike dhe fizike.


EC Ma Ndryshe konsideron se integrimi i realitetit virtual në 3D për muzetë nuk është vetëm një risi teknologjike, por edhe mjet për edukim, ndërgjegjësim, ruajtje dhe promovim të trashëgimisë.


Për këtë arsye EC është duke vazhduar punën për zbatimin e kësaj praktike edhe në muzetë tjera të Prizrenit dhe të qyteteve tjera në Kosovë.
Për eksplorim të muzeut klikoni linkun: http://my.matterport.com/show/?m=Wh57nby65Q9


Koncepti i shëtitjes virtuale në 3D në Muzeun e Kalasë së Prizrenit është realizuar në kuadër të projektit "Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni", që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Rrjetëzimi