Nxënësit eksplorojnë biodiversitetin në Laboratorin e Shkencave Natyrore dhe Biodiversitetit në Universitetin e Prizrenit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, EC Ma Ndryshe organizoi vizitë edukative për nxënësit e SHFMU “Fatmir Berisha” në Laboratorin e Shkencave Natyrore dhe Biodiversitetit në Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, me qëllim promovimin e edukimit mjedisor, rritjen e njohurive mbi biodiversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së natyrës.


Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me hapësirat dhe koleksionet e laboratorit, i cili funksionon në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Laboratori përfshin koleksione zoologjike dhe botanike, ekzemplarë të balsamosur e të konservuar, skelete kafshësh, koleksione entomologjike, si dhe pajisje laboratorike dhe kërkimore që shërbejnë për studimin e biodiversitetit dhe edukimin mjedisor.


Përmes prezantimeve dhe demonstrimeve praktike, nxënësit u informuan mbi rëndësinë e biodiversitetit, funksionin e muzeve të natyrës dhe laboratorëve në ruajtjen e tij, si dhe mbi rëndësinë e edukimit mjedisor dhe kërkimit shkencor në mbrojtjen e natyrës.

Rrjetëzimi