Organizohet aksion pastrimi me eko klubin “Remzi Ademaj”

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me eko klubin e gjimnazit “Remzi Ademaj”, ka realizuar aksion pastrimi në parkun përballë kësaj shkolle. Ky aksion shërben për ndërgjegjësim, me qëllim që hapësirat e gjelbra publike të mbahen të pastra dhe më të sigurta për shëndetin e njeriut.


Pjesëmarrës në këtë aksion pastrimi përveç anëtarëve të eko klubit dhe stafit të shkollës ishin edhe nxënësit e tjerë të kësaj shkolle, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për kujdes lidhur me këtë hapësirë, vend ky i frekuentuar pothuajse çdo ditë prej tyre.


EC bashkë me hisedarët tjerë synon që këto aksione të bëhen rutinë e përditshme.

Rrjetëzimi