Paraja publike si "paret e babës"

EC Ma Ndryshe sot në Prizren ka organizuar tryezën e diskutimit “Paraja publike si "paret e babës". Panelistë të tryezës ishin Lulzim Kabashi, nënkryetar i komunës së Prizrenit, Zenel Ahmetaj, koordinator në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave, Qerkin Morina, përfaqësues nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, dhe Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës.

 

Në pjesën e parë të tryezës, Elmedina Baxhaku nga EC Ma Ndryshe ka prezantuar raportin periodik të monitorimit të komunës së Prizrenit, në të cilin duke marrë parasysh edhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2013,  është konstatuar se zyrtarët komunal nuk kanë treguar ndjeshmëri të duhur për menaxhimin e mirë të parasë publike dhe se në raste të caktuara paratë e komunës i kanë trajtuar si “paret e babës”. Baxhaku ka nënvizuar se fushat si prokurimi, realizimi i buxhetit, inkasimi i të hyrave, subvencionet dhe transferet si dhe evidentimi i pasurive jofinanciare mbeten sfida të paadresuara nga komuna dhe se mungesa e transparencën në menaxhimin e buxhetit komunal ka bërë që këto probleme të trashëgohen nga viti në vit. Ajo ka paraqitur edhe të gjetura tjera nga monitorimi i punës së ekzekutivit, me ç’rast janë gjetur shkelje ligjore apo lëshime të ndryshme procedurale, që duhet të evitohen në mënyrë që qeverisja të realizohet sipas dispozitave ligjore dhe standardeve demokratike. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi