Parkingjet publike në Prishtinë vazhdojnë të mbesin problem për qytetin

Në kuadër të projektit “Online Transparency”, EC Ma Ndryshe gjatë disa muajve ka ndjekur zhvillimet rreth projektit të shumë përfolur të parkingjeve publike, për fillimin e projektimit të së cilave, dhe me qëllim të zgjidhjes së ngarkesës së komunikacionit në qytetin e Prishtinës, Komuna e Prishtinës e kishte informuar opinionin qysh në gusht të vitit të kaluar. Asokohe, komuna angazhoi ekspertë nga departamenti i komunikacionit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike për të bërë inventarizimin e parkingjeve ekzistuese publike e private në zonën qendër të qytetit. Me menaxhimin e këtyre vendparkingjeve pritet të merret kompania publike “Prishtina Parking”, për themelimin e së cilës ishte votuar në Mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës, të mbajtur më 29 shtator 2014. 

 

Krijimi i kësaj kompanie u kontestua nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, me arsyetimin se “vendimi mbi themelimin e Ndërmarrjes Publike ‘Prishtina Parking’, me seli në Prishtinë, nuk është në pajtim të plotë me nenin 6 të Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike si edhe me nenin 6.3 e 6.4 të Rregullores së Qeverisë mbi kriteret për krijimin e ndërmarrjeve publike lokale dhe pjesëmarrjen e komunave në Bordet e Drejtorëve të ndërmarrjeve rajonale.”  Për më shumë lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi