Pasurohet me libra biblioteka e shkollës “Fehmi Agani” në Klinë

Është realizuar iniciativa e radhës e filluar me propozim të Rinesa Gashi nxënëse e Shkollës për aftësimin e të rinjve për aktivizëm në komunitet të mbajtur në kuadër të projektit AktRural (RuralAct).

EC me qëllim të realizimit të iniciativës e cila si qëllim kishte pasurimin me libra të bibliotekës  së shkollës “Fehmi Agani” në Klinë ka hapur një thirrje për dhurimin e librave të rinj dhe të përdorur. Gjatë thirrjes së hapur për dhurimin e librave, është arritur që të grumbullohen 300 tituj të fushave të ndryshme nga të cilat 120 janë dhuruar nga EC Ma Ndryshe. EC falënderon qytetarët për kontributin e tyre me fondin e dhuruar të titujve dhe fton të tjerët që të zgjerojnë këtë bibliotekë përmes dhurimit të librave tjerë.
 
Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."
 

 

Rrjetëzimi