Përfundon me sukses trajnimi për punimin me dorë të “dollamave”

Trajnimi për gratë dhe vajzat për punimin me dorë të veshjeve tradicionale “dollama” ka përfunduar me sukses.


Trajnimi i organizuar nga EC Ma Ndryshe ka aftësuar pjesëmarrëset nga rajoni i Prizrenit për qepjen me dorë të “dollamave”, duke u ofruar mundësi konkrete për vetëpunësim dhe fuqizim ekonomik. Ato përgjatë aftësimit disa mujor kanë mësuar teknikat tradicionale të qepjes, duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.


Aktivitetet e tilla janë vazhdimësi e përpjekjeve të EC Ma Ndryshe në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore dhe kanë për qëllim që të kontribuojnë në ruajtjen e zejeve përmes promovimit dhe transferimit të njohurive te brezat e rinj. Prandaj, trajnimet e kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim.

Rrjetëzimi