Përfundon seria e prezentimeve në universitet dhe shkollat e mesme të Prizrenit

EC ka përfunduar serinë e prezentimeve në shkollat e mesme dhe universitet, pjesë e projektit ‘’Rikthimi i Qytetit’’. Këto prezentime në formën e sesioneve informuese janë realizuar gjatë muajve Tetor, Nëntor dhe Dhjetor në shkollat e mesme të Prizrenit, duke përfshirë: Gjimnazin ‘’Gjon Buzuku’’, Gjimnazin ‘’Remzi Ademaj’’, ShMLM ‘’Luciano Motroni’’, ShMLE ‘’Ymer Prizreni’’ ShMM ‘’Lorenc Antoni’’, ShMT ‘’11 Marsi’’ dhe në Universitetin e Prizrenit ‘’Ukshin Hoti’’.

Prezentimet kanë synuar informimin e nxënësve dhe studentëve lidhur me aktivitetet e projektit, konceptin e së drejtës mbi qytetin si dhe Shkollën e Aktivizmit Urban, Garën e Videove me Telefona të mençur, Nismën e Qytetarëve për Kartën ‘’E drejta mbi Qytetin’’ dhe Punëtoritë e Vizionimit të cilat do të realizohen në kuadër të projektit. Gjatë këtyre ligjëratave nxënësit pjesëmarrës janë njoftuar lidhur me procedurën e aplikimit për të qenë pjesëmarrës gjatë aktiviteteve pasuese të projektit, përfshirë këtu Shkollën e Aktivizmit Urban si dhe Garën e Videove me Telefona të mençur.

Projekti ‘’Rikthimi i Qytetit’’, përkrahur nga NED (National Endowment for Democracy) është një përpjekje për të mbështetur grupet e nënpërfaqësuara të komunitetit (fëmijët, të moshuarit, personat me nevoja të veçanta, gratë dhe vajzat, çiklistët, banorët e vendbanimeve joformale) që ta gëzojnë plotësisht të drejtën mbi qytetin përmes një sërë aktivitetesh dhe platformash mobilizimi të komunitetit.

Rrjetëzimi