Peticioni i banorëve të "Bazhdarhanes" dorëzohet në KK-në e Prizrenit

Peticioni me nënshkrimet e 158 banorëve të lagjes "Bazhdarhane" i është dorëzuar organeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, bashkë me kërkesën për shqyrtimin e tij.


Qytetarët nënshkrues të këtij peticioni, kanë shprehur nevojën për inicimin e ndryshimit të vendimit mbi ndryshimin e PZHU-së në lidhje me lokacionin përballë Qendrës Sportive “Bazhdarhana-2”, të miratuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit më 18 qershor 2009.


Duke qenë se bëhet fjalë për një zonë të dendur banimi me mungesë të hapësirave të gjelbra dhe rekreative, si dhe me probleme infrastrukturore, në vend të ndërtimit të objekteve banesore shumëkatëshe banorët kërkojnë që kjo hapësirë të destinohet për ndërtimin e një parku me gjelbërim dhe hapësira pushimi, loje e rekreacioni.


Në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe profesionistët është bërë edhe vizionimi për këtë hapësirë, i cili mund të shërbej si platformë për diskutimet e mëtutjeshme me të gjithë hisedarët.

Rrjetëzimi