Programe kreative për shkollat

Sot në Prizren u diskutua mbi nevojën për t'i rishikuar programet zyrtare shkollore (kurrikulat për shkollat fillore dhe të mesme) dhe mundësinë për të shtuar metodologji kreative mësimore. Forumi i diskutimit “Programe Kreative për Shkollat”, ishte i fundit në ciklin e pesë forumeve të mbajtura në kuadër të projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë. Panelistë të këtij forumi ishin: Nexhat Çoçaj, drejtor i arsimit, Komuna e Prizrenit, Nita Deda nga Dokufest dhe Flaka Xërxa, hulumtuese, ndërsa ai u moderua nga Fisnik Minci, gazetar i Koha Ditore.

Rrjetëzimi