Promovohen pasuritë kulturore dhe historike të Prizrenit me synimin për zhvillim të qëndrueshëm

EC Ma Ndryshe ka realizuar aktivitetin lidhur me shënimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Komunës së Prizrenit.


Për nevojat e këtij aktiviteti janë krijuar materiale promocionale për trashëgiminë kulturore të Komunës së Prizrenit për të promovuar dhe sensibilizuar publikun për vlerat kulturore dhe historike të kësaj zone. Gjithashtu janë ndarë informata të vlefshme rreth turizmit kulturor, gastronomisë lokale, artizanateve dhe industrisë kreative.


Në këtë kuadër janë krijuar kartolinat dhe suvenire kulturore me motive tradicionale, duke vënë në pah pasuritë kulturore dhe historike, me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe asaj shpirtërore, sikurse edhe harta përkatëse për orientimin e vizitorëve.


Të gjitha këto materiale që promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore të Komunës së Prizrenit janë shpërndarë në pika të ndryshme të qytetit për të rritur ndjeshmërinë ndaj këtyre pasurive kulturore dhe historike të Prizrenit.
Krahas ndërgjegjësimit të publikut për vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj shpirtërore, ky aktivitet dhe këto produkte synojnë të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, përmes turizmit kulturor, gastronomisë lokale, artizanateve dhe industrisë kreative.


Aktiviteti në fjalë është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore për zhvillim të qëndrueshëm në Prizren”, që mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit.

Rrjetëzimi