Punësimet në arsim: Edukim apo Degradim?

Forumi Transparenca sot ka mbajtur debatin e nëntë “Ballafaqim” me temë- ‘Punësimet në arsim: Edukim apo Degradim?’. Diskutimi është zhvilluar rreth gjendjes aktuale në arsimin prizrenas, pasi javëve të fundit është raportuar për një numër rastesh të punësimeve në shkolla ku dyshohet për shkelje të kritereve të konkurseve, pagesë joligjore për të fituar vendin e punës dhe ndikim të figurave të fuqishme të politikës.

Forumi Transparenca për panelistë në këtë ballafaqim ka ftuar z. Nexhat Çoçaj, Drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit, z. Nait Hasani, Kryetar i Komisionit për Arsim në Parlamentin e Kosovës, dhe z. Arbër Rexha, Kryetar i Komisionit për Arsim në Komunën e Prizrenit, I cili debat është moderuar nga gazetari Qazim Morina, anëtarë i Forumit Transparenca.

Rrjetëzimi