Punimet e paautorizuara po vazhdojnë brenda Qendrës Historike të Prizrenit

Rasti i fundit është evidentuar në ndërtesën hoteliere, ku sipas autoriteteve të trashëgimisë kulturore punimet janë duke u zhvilluar pa lejen e institucioneve kompetente.


Në përgjigjen e pranuar nga QRTK në Prizren, thuhet se punimet janë duke u realizuar "pa pëlqimin e institucioneve kompetente, konkretisht pa pëlqimin e QRTK-Prizren". QRTK-Prizren ka bërë të ditur se ka njoftuar Drejtorinë e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit dhe Inspektoratin e Trashëgimisë së Kosovës në MKRS për ndërmarrjen e masave sipas legjislacionit në fuqi.


Objekti në fjalë gjendet brenda Qendrës Historike të Prizrenit, zonë e mbrojtur me Ligjin Nr.04/L-066, ku çdo ndërhyrje kërkon pëlqim paraprak nga QRTK-Prizren.


EC Ma Ndryshe kërkon nga institucionet kompetente ndërmarrjen e menjëhershme të masave ligjore si dhe monitorim më të shtuar të kësaj zone të mbrojtur.


Lidhur me rastin, EC-i ka dërguar kërkesa për informata edhe në institucione tjera dhe është në pritje të përgjigjeve zyrtare.

Rrjetëzimi