REAGIM: Odisejada e projektit për teleferikun e Kalasë së Prizrenit vazhdon me paqartësi

Projekti për teleferikun për në Kalanë e Prizrenit, i nisur nga Komuna e Prizrenit, ngjan se ka mjaft paqartësi, duke qenë se edhe menaxhmenti i këtij projekti, Drejtoria e Turizmit, prej muajsh ka lënë disa pyetje pa përgjigje.  

Lidhur me projektin për teleferikun për në Kalanë e Prizrenit, në raportin e punës së Komunës së Prizrenit për vitin 2019, te projektet me rëndësi thuhet se është hartuar projekti për teleferikun për në Kalanë e Prizrenit. “Është hartuar projekti nga ana e kompanisë zvicerane Geode, sipas Ligjit për Qendrën Historike, Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe kritereve të tjera të domosdoshme”. (burimi: https://kk.rks-gov.net/.../Raporti-i-punes-se-Kryetarit...)

EC Ma Ndryshe në fillim të vitit të shkuar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka kërkuar sqarime nga Komuna e Prizrenit, e cila përmes Zyrës së Informimit ka shpjeguar se “projekti për teleferikun është hartuar nga kompania Geode, e cila është ndërmjetësuar nga Swisscontact-i”, dhe se “Komuna e Prizrenit në mars të vitit 2019 ka organizuar debatin publik me qytetarë për të prezentuar strategjinë 5 vjeçare të zhvillimit të turizmit, ku ndër tjerash është prezentuar edhe idea për projektin e teleferikut, si projekt i nevojshëm për zhvillimin e mëtejmë të turizmit në komunën tonë (https://kk.rks-gov.net/.../debatohet-strategjia-e.../)”. Gjithashtu është bërë e ditur se: “Kompania Geode paraprakisht është njoftuar për arsyet e anulimit të projektit të mëparshëm për teleferikun për shkak se nuk ishte në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi dhe u janë dorëzuar rekomandimet e grupit punues për ndërtimin e teleferikut të themeluar nga Komuna në mandatin e kaluar. Duke u bazuar në këto, kompania ka hartuar planin ideor të këtij projekti”,  derisa është shtuar se: “Për shkak të hartave të vjetra gjeodezike që i posedon Komuna për terrenin në fjalë, gjatë muajit tetor të vitit të kaluar (2019 v.j.) një kompani tjetër zvicerane ka bërë matjet gjeodezike të sakta në mënyrë që të kompletohet projekti i detajuar i teleferikut në kala, i cili pritet t'i dorëzohet Komunës së shpejti. Pasi të pranohet projekti final, i njëjti do t'i prezentohet sërish qytetarëve”.

Mirëpo, më 29 tetor 2020 është publikuar njoftimi për kontratë me titull “Studimi i fizibilitetit të teleferikut në Komunën e Prizrenit”. (burimi: https://e-prokurimi.rks-gov.net/.../DokumentPodaciFrm...).

EC Ma Ndryshe në nëntor të vitit 2020 përmes kërkesës për qasje në informata dhe dokumente publike, ka kërkuar sqarime nga Zyra për Informim, se:

“-Përse është hartuar fillimisht projekti ideor për Kalanë e Prizrenit dhe tani kërkohet hartimi i studimit të fizibilitetit?

-Pse Komuna e Prizrenit është duke e përdorur këtë qasje “të përmbysur” në projektin e planifikimit të teleferikut?

-Komuna e Prizrenit a ka paguar mjete financiare për hartimin e projektit ideor? Komuna e Prizrenit a do ta financoj hartimin e studimit të fizibilitetit?

-Paraprakisht, Komuna e Prizrenit ka njoftuar se në mars të vitit 2019 ka organizuar debatin publik me qytetarë për të prezantuar strategjinë 5 vjeçare të zhvillimit të turizmit, ku ndër tjerash është prezantuar edhe ideja për projektin e teleferikut. A janë zhvilluar diskutime publike tjera me qytetarët e OJQ-të e Prizrenit lidhur me projektin e teleferikut?”.  

Komuna e Prizrenit sot e kësaj dite nuk ka ofruar përgjigje rreth këtyre pyetjeve.

Por më 15 dhjetor 2020 në ueb faqen e Komunës së Prizrenit është publikuar kontrata e aktivitetit të prokurimit "Studimi i fizibilitetit të teleferikut në Komunën e Prizrenit", ku figuron çmimi total 14.475 euro, dhe me plan dinamik prej 40 ditë pune (burimi: https://kk.rks-gov.net/.../12/622-20-186-211-Kontrata.pdf).

Rrjetëzimi