REALIZOHET EKSPOZITA “ARTEFAKTET E KOSOVËS TE MARRA NGA SERBIA”

EC Ma Ndryshe ka realizuar ekspozitën njëditore “Artefaktet e Kosovës të marra nga Serbia”. Në këtë aktivitet, të mbajtur në sheshin e Lidhjes në Prizren, për publikun përmes fotografive janë shpalosur 64 artefakte të Kosovës të marra nga Serbia, si përpjekje për të kthyer vëmendjen për këtë çështje të ndjeshme.


Kjo ekspozitë është thirrja e radhës për të shprehur rëndësinë e kthimit të këtyre artefakteve në vendin e tyre të origjinës. Njëherësh i mundëson publikut që të shoh për së afërmi një pjesë të pasurisë së çmuar kulturore të Kosovës, që vazhdon të mbahet peng në Serbi.


Për më shumë se dy dekada, Serbia ka marrë dhe kontrollon një gamë të gjerë të artefakteve të Kosovës. Në këtë periudhë, është dokumentuar se më shumë se 1247 artefakte janë transportuar në Beograd për një ekspozitë dhe nuk janë kthyer më në vendin prej nga janë marrë.


EC konsideron se institucionet shtetërore të Kosovës duhet të vazhdojnë përpjekjet për të negociuar kthimin e këtyre, një proces ky i ndjeshëm që duhet të mbështetet në mënyrë aktive edhe nga komuniteti ndërkombëtar për të siguruar që pasuria kulturore e Kosovës të kthehet në vendin e saj të origjinës.


Thirrja është e qartë: kthimi i artefakteve duhet të ndodh, në mënyrë që të korrigjohet padrejtësia ndaj trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Rrjetëzimi