Realizohet intervenimi artisik “Protect & Promote Prizren”

EC ka realizuar intervenimin artistik “Protect & Promote Prizren” në trafon që gjendet në parkun publik në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Prizren. Përmes këtij intervenimi në muret e kësaj trafoje janë adresuar mesazhe për ruajtjen dhe promovimin e mjedisit të pastër.


Qëllimi kryesor i këtij intervenimi është që të promovohen vlerat e qytetit të Prizrenit nëpërmjet kujdesit të shtuar për mjedisin.
Me anë të këtij intervenimi preken çështjet aktuale mjedisore sikurse ndotja nga plastika dhe ndotja e ajrit.


EC përmes veprimeve eko-miqësore përkujton secalin individ se mund të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes mjedisore në vend, duke përdorur më pak qese dhe produkte nga plastika dhe duke reduktuar emetimin e gazrave ndotës përmes zgjedhjes së formave efiçiente të ngrohjes dhe transportit.

Rrjetëzimi