Rëndësia e energjisë efiçiente për qytetarët e Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka realizuar një iniciativë që për qëllim ka pasur promovimin e përdorimit të energjisë efiçiente tek qytetarët dhe realizimin e një hulumtimi mbi rëndësinë që ka kursimi i energjisë për ta. Për të kuptuar rëndësinë që ka energjia efiçiente tek qytetarët EC ka dizajnuar një pyetësor i cili ka përmbajtur disa pyetje që kanë synuar të kuptohet mënyra e shfrytëzimit të energjisë nga ta dhe interesimi i tyre për shfrytëzimin e energjisë që do të rezultonte me një nivel më të ulët të ndotjes së ambientit.

Gjatë realizimit të këtij pyetësori secilit qytetari të anketuar i është dhuruar një poç LED me qëllim të promovimit të mëtejmë të përdorimit të energjisë efiçiente.Qytetarët gjatë realizimit të pyetësorit janë informuar njëkohësisht për përfitimet që sjell përdorimi i këtyre poçave. Poçat LED të dhuruar qëndrojnë rreth 25000 orë, dhe edhe pse janë 12W ndriçojnë sa një poç inkandeshent prej 120W, duke rezultuar kështu me një kursim prej 90% të energjisë elektrike.

Në kuadër të këtij hulumtimi EC ka ofruar edhe një paraqitje grafike të të dhënave të dalura. Në bazë të të dhënave të nxjerra nga ky hulumtim del se gjendja është shqetësuese sa i përket mënyrës së shfryëzimit të energjisë dhe mbrojtjes së ambientit. Nga statistikat shihet se 63.2% e qytetarëve ende ngrohen me dru dhe 20.8% ngrohen me rrymë elektrike, krahasuar me alternativa ekologjike ku paraqitet një përqindje e vogël. Problemet e ndotjes së ajrit dhe çështjes se shpyllëzimit janë çështje që ndërlidhen drejtëpërdrejtë me këto të dalura. Në anën tjetër qytetarët sipas të dhënave del se janë të shqetësuar nga kjo ndotje dhe dëmet ambientale dhe shëndetësore që po shkaktohen. Pyetjet e tjera kanë pasur të bëjnë me interesimin që kanë qytetarët për kursimin e energjisë në shtëpitë e tyre, shqetësimin mbi rritjen e kostos së përdorimit të energjisë elektrike, përdorimin e llambave efiçiente, dhe arsyet që do t'i motivonin ata të zvogëlonin përdorimin e energjisë. Të gjitha të gjeturat nga këto pyetje janë të paraqitura në grafikonin e bashkangjitur.

EC Ma Ndryshe vazhdon të bëj thirrje që të promovohet më tej përdorimi i energjisë efiçiente si një mënyrë për mbrojtjen e ambientit dhe si një hap drejt praktikave të gjelbërta.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA) dhe nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Rrjetëzimi