Rinia dhe Planifikimi Urban në Prizren

Fokus grupi i gjashtë me radhë "Rinia dhe Planifikimi Urban në Prizren" u mbajt më 23.04.2014 (e mërkure), në Sallën e Konferencave në EC Ma Ndryshe. Përmes këtij takimi u nxorën shumica e nevojave, shqetësimeve dhe kërkesave të të rinjve për planifikimin urban në qytetin e Prizrenit. Temat të cilat u diskutuan ishin: Ambienti, shëndetësia, sporti, kultura, transporti dhe infrastruktura e shkollave. Përveq rinisë dhe fëmijëve të shkollave fillore, të pranishëm ishin dhe arsimtarët, përfaqësues komunal dhe policia rajonale e Prizrenit. “Qyteti gjithëpërfshirës...” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Projekti përkrahet nga Olof Palme International Center dhe ka filluar së zbatuari në muajin janar 2013.

 

 

Rrjetëzimi