Rrënimi i objekteve ekzistuese në rrugën “Ardian Zurnaxhiu” në Prizren

EC Ma Ndryshe bazuar në raportimet e mediave lokale, postimeve në rrjetet sociale të zyrtarëve komunalë dhe adresimit të shqetësimeve nga qytetarët është njoftuar lidhur me lëshimin e mundshëm të një vendimi nga organet komunale për rrënimin e objekteve ekzistuese në rrugën “Ardian Zurnaxhiu” në Prizren, ku më parë IMMK-ja kishte refuzuar kërkesën për dhënien e lejes për ndërtimin e ndërtesës për banim kolektiv. Ndërsa DUPH-ja sipas zyrtarëve komunalë kundër këtij vendimi kishte parashtruar ankesë, dhe nuk ka marrë përgjigje, dhe ka vazhduar procedurat për lëshimin e lejes.


EC Ma Ndryshe kërkon nga autoritetet e trashëgimisë kulturore në Kosovë, sikurse edhe institucionet tjera relevante për këtë rast që në afatin sa më të shpejtë kohor të informojnë publikun lidhur me rrjedhën e kësaj lënde, dhe ta informojnë nëse është dhënë pëlqimi për rrënimin e objekteve ekzistuese në këtë lokacion që ndodhet në rrezen 50 metra të monumenteve me status të mbrojtjes së përkohshme, sikurse edhe pëlqimi për ndërtimin e ndërtesës së banimit kolektiv.


Për çështjen në fjalë, EC në ndërkohë do të kërkojë qasje në dokumentet publike tek institucionet përkatëse.

Rrjetëzimi