Sesion ndërveprues me nxënësit e Prizrenit mbi ruajtjen e ujit dhe biodiversitetin

EC Ma Ndryshe, në kuadër të aktiviteteve të ndërgjegjësimit dhe edukimit për biodiversitetin dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, ka organizuar një sesion ndërveprues me nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të njihen më afër me punën e KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe rolin e tij në sigurimin e ujit për qytetin. Po ashtu, ata ndoqën prezantimin e punonjësit të kompanisë rreth projektit “Rëndësia, Menaxhimi dhe Mbrojtja e Ujit në Qytetin e Prizrenit”, ku u theksua rëndësia e ruajtjes së burimeve ujore dhe përdorimit të qëndrueshëm të ujit.
Në diskutimet e hapura u trajtuan tema që lidhen me ujërat, mbrojtjen e biodiversitetit, sfidat e ndryshimeve klimatike dhe domosdoshmërinë e vetëdijesimit të brezave të rinj për të kontribuar për një mjedis më të qëndrueshëm.
Ky aktivitet krahas edukimit mjedisor synon përfshirjen e të rinjve në çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e komunitetit.



