Shporta ricikluese për shkollën “Luciano Motroni”

Nxënësit e shkollës “Luciano Motroni” kanë ardhur me idenë e vendosjes së shportave të riciklimit të mbeturinave në oborrin e kësaj shkolle dhe pas propozimit të tyre është realizuar kjo iniciativë. Duke qenë se në ditët e sotme mosklasifikimi dhe mosreciklimi i mbeturinave është duke dhënë një ndikim negativ në mjedisin natyror, atëhere këta nxënës e kanë menduar promovimin e riciklimit për të ngritur vetëdijen rreth këtij problemi ambiental. Në kuadër të kësaj ideje, janë vendosur shporta që do të shërbejnë për grumbullimin e plastikës, letrës dhe mbetjeve tjera.

Aktiviteti është realizuar në kuadër të thirrjes shkollore që EC ka hapur ku ka ftuar nxënësit e shkollës "Luciano Motroni" të aplikojnë me ide kreative për mbrojtjen e mjedisit nën konceptin EKO SHKOLLA.

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Rrjetëzimi