Si i përjetojnë komunitetet hapësirat publike në Prizren?

Përmes një serie punëtorish të organizuara nga EC Ma Ndryshe me gjashtë grupe të ndryshme të komunitetit, të rinj, gra, biznese, persona me aftësi të kufizuara, persona me Sindromën Down dhe të moshuar, janë mbledhur përvojat, sfidat dhe idetë e tyre për hapësirat publike në Prizren.


Infografikat paraqesin disa nga gjetjet kryesore dhe tregojnë se sa të qasshme, të sigurta dhe të përshtatshme janë hapësirat publike në Prizren për komunitete të ndryshme.


Në vijim, gjeni infografikat me perceptimet, sfidat dhe rekomandimet për secilin grup të komunitetit.


Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit ‘Public Spaces 4 All’, të zbatuar nga EC Ma Ndryshe, me mbështetje nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO), përmes GIZ Kosova.

Rrjetëzimi