Tabelat e vendosura në “Urën e Naletit” paraqesin pengesë për vizurat e monumenteve të qendrës historike të Prizrenit

Dy tabelat e vendosura në cepin e “Urës së Naletit” prej kohësh kanë humbur funksionin e tyre, si pasojë shlyerjes së përmbajtjeve në to. Aktualisht, këto dy tabela, vetëm se paraqesin pengesë për shijimin e peizazhit të Qendrës Historike të Prizrenit, duke cenuar nga larg edhe vizurat e disa prej monumenteve të trashëgimisë kulturore në këtë zonë të mbrojtur.


Duke marrë parasysh edhe vërejtjet e adresuara në Planin për Menaxhimin e Qendrës Historike të Prizrenit 2021-2030, ku mes tjerash thuhet se shenjëzimet që janë të vendosura në këtë zonë në disa raste paraqesin pengesë për vizura, EC Ma Ndryshe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa për largimin e këtyre dy tabelave, që edhe ashtu kanë humbur funksionin e tyre.

Rrjetëzimi