TAKIME ME OJQ, INSTITUCIONE, BANORË

EC Ma Ndryshe ka vazhduar takimet e rregullta me grupet e komunitetit edhe gjatë vitit 2022 për të diskutuar mbi nevojat dhe shqetësimet e tyre.


Gjatë muajit janar, shkurt dhe mars në Komunën e Prizrenit dhe atë të Rahovecit janë realizuar takime me OJQ të ndryshme, si: Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës – OPDMK, Down Syndrome Prizren, Shoqata e Penzionerëve dhe Invalidëve të Punës, Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja”, dhe institucione si: Parlamenti Studentor në Prizren, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren dhe ajo në Rahovec si dhe banorë të lagjeve dhe fshatrave në Prizren dhe Rahovec.


Në këto takime u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ku EC ofroi mundësinë për të promovuar dhe shpërndarë metodologjinë e punës me bazë në komunitet, planifikim dhe zbatim të projekteve me pjesëmarrje, realizim të projekteve për ruajtje të mjedisit, promovim të llogaridhënies dhe transparencës më të madhe ndaj qytetarëve si dhe promovim të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Rrjetëzimi