Të rinjtë aftësohen për të qenë liderë të gjelbër

EC Ma Ndryshe ka organizuar punëtorinë dy ditore “Liderët e Gjelbër” dedikuar për të rinjtë. Pjesëmarrësit gjatë kësaj punëtorie patën mundësi të informohen si dhe të diskutojnë për temat rreth aktivizmit në mbrojtje të mjedisit, avokimit për të drejtat mjedisore, pastaj shkrimin e projekteve dhe elaborimin e ideve që kanë ndikim në përmirësim të gjendjes mjedisore në vend.


Gjendja aktuale dhe e ardhmja e mjedisit janë sfida që shqetësojnë komunitetin. Prandaj EC, përmes këtyre punëtorive, duke krijuar liderë të gjelbër, po ndërmerr hapa për të ndryshuar situatën. Gjatë kësaj punëtorie, të rinjtë pjesëmarrës kanë eksploruar fakte dhe opsione të reja, drejt formave dhe ideve inovative për të përmirësuar gjendjen mjedisore.

Rrjetëzimi