THIRRJE PËR GARËN: “Unë mund ta mbroj mjedisin dhe t’i parandaloj ndryshimet klimatike”

EC Ma Ndryshe organizon garën “Unë mund ta mbroj mjedisin dhe t’i parandaloj ndryshimet klimatike”, me të cilën synon të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit.


Thirrja është e hapur për të gjithë nxënësit apo grupe të nxënësve të shkollave të mesme të Komunës së Prizrenit. Kjo garë do të zhvillohet përmes dërgimit të propozimeve me ide për intervenime të ndryshme (direkte apo artistike), të menduara nga vet ata.


Nxënësit apo grupet e nxënësve të shkollave pjesëmarrëse në garë duhet të dërgojnë nga një propozim për intervenim, duke e përshkruar idenë sipas kritereve të kërkuara në thirrje dhe në dokumentacionin e bashkëngjitur më poshtë.


Idetë dhe propozimet për intervenime mund të prekin temat e: mbrojtjes së mjedisit, mbrojtjes së Biodiversitetit, menaxhimit të mbeturinave, ndotjes së ajrit dhe mekanizmat për mbrojtjen e ajrit, ndotjes së ujërave dhe mekanizmat për mbrojtjen e tyre, ose çështjen e hapësirave të gjelbra, varësisht nga çështjet të cilat nxënësit/shkollat i shohin si prioritare për to.


Kriteret për vlerësimin e propozimeve në garën “Unë mund ta mbroj mjedisin dhe t’i parandaloj ndryshimet klimatike” janë këto:


1. Propozimi për intervenim duhet të ketë përshkrim të qartë të idesë/intervenimit dhe asaj se si ai do të ndikoj në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike në komunitet;


2. Propozimi për intervenim duhet të ketë rezultate të matshme që do të sjellin përfitime direkte apo indirekte në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike, duke ndikuar kështu edhe në ndryshimin e sjelljes së komunitetit për të mirë sa i përket kësaj problematike;


3. Propozimi për intervenim duhet të jetë ide e nxënësve dhe nuk duhet të ketë interferime nga ana e menaxhmentit të shkollës apo profesorëve;
4. Propozimi për intervenim mund të jetë ide për realizim në objektin e shkollës ose në qytetin e Prizrenit, varësisht prej kërkesës;


5. Propozimi për intervenim nuk duhet të kaloj shumën prej 1,000.00 euro.
Tri vendet e para do të shpërblehen me mjete financiare, ndërsa propozimi për intervenim që do të zë vendin e parë, përveç shpërblimit që do të marrë, do të mbështetet edhe me një shumë prej 1,000.00 euro për realizim të saj nga ana e EC Ma Ndryshe.


Dokumentacioni i plotësuar duhet të dërgohet në emailin: [email protected], më së largu deri më 22.01.2023.

Rrjetëzimi