“T’i sfidojmë ndryshimet klimatike”

Gara e quajtur “T’i sfidojmë ndryshimet klimatike” e organizuar nga EC Ma Ndryshe është përmbyllur me shpalljen e shkollës fituese.


Bazuar në vlerësimin e jurisë në përbërje nga z. Faruk Bojxhi - Doktor i Shkencave Pyjore, z. Naser Bresa - Ekolog dhe Kaltrinë Kolukaj - OJQ "EC Ma Ndryshe", fitues të garës është shpallur shkolla fillore e mesme e ulët “Naim Frashëri” në Breznicë të Komunës së Obiliqit.


Kjo garë është organizuar me synimin që të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit.


Nxënësit pjesëmarrës në garë me anë të propozimeve për intervenim, kanë arritur të prekin temat të ndryshme me fokus mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndryshimeve klimatike, rritjen e hapësirave gjelbëruese dhe menaxhimin e mbeturinave, çështje këto të cilat janë parë si prioritare nga ana e tyre.

Rrjetëzimi