Trajnimi për Zhvillimin e Aftësive për Udhërrëfyes Turistik në Janjevë

Në vazhdimësi të Trajnimit për Zhvillimin e Aftësive për Udhërrëfyes Turistik, pjesëmarrësit kanë prezantuar me vetëbesim në rolin e udhërrëfyesit pasuritë kulturore dhe natyrore të Janjevës. Pjesëmarrësit e trajnimit po pregaditen dita ditës t'u tregojnë vizitorëve trashëgiminë dhe kulturën e pasur si dhe peizazhet mahnitëse të Janjevës.

Gjithashtu në kuadër të trajnimit pjesëmarrësit patën mundësi për të marrë trajnimin e Ndihmës së Parë nga zyrtarët e Kryqit të Kuq të Kosovës. Ky trajnim i vlefshëm i pajisi pjesëmarrësit me aftësi jetëshpëtuese të domosdoshme, duke siguruar gatishmërinë e tyre si udhërrëfyes turistikë profesionistë.

Rrjetëzimi