Transparenca e qeverisjes lokale në Prizren

Më 3 korrik në Prizren, Forumi Transparenca ka mbajtur debatin e tretë të ciklit “Ballafaqim” me temë “Transparenca e qeverisjes lokale në Prizren”, ku folën Ymer Berisha, zyrtar për informim i Komunës dhe Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit të Komunës. Panelistët kishin një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren, ndërsa debati u moderuar nga gazetarja e Radio Kosovës, Valbona Musliu.

Diskutimi u fokusua në çështjet e transparencës dhe llogaridhënies së komunës së Prizrenit. Në mënyrë të veçantë u trajtuan problemet në raport me informimin publik, konsultimet publike, transparencën financiare, takimet e ekzekutivit si dhe qasjen në dokumente publike. Hapja e vendimmarrjes së ekzekutivit ndaj mediave dhe organizatave të shoqërisë civile u rikonfirmua si njëra ndër kërkesat më esenciale të Forumit Transparenca. Për më tepër, pjesëmarrësit e diskutimit konstatuan ngecje të transparencës dhe llogaridhënies në raport me përditësimin e web-faqes së komunës, publikimin e procesverbaleve të Kuvendit, përpilimin e raporteve të punës së Kuvendit dhe përfshirjen e qytetarëve në marrjen e vendimeve. Lexo komunikatën.
 

Rrjetëzimi