Trashëgimia Jonë e Përbashkët

Sot në kuadër të Programit për Trashëgimi dhe Diversitet është mbajtur aktiviteti ‘’Trashëgimia Jonë e Përbashkët’’ i cili u organizua në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KiE “Mbështetje për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK). Ky aktivitet tenton që përmes angazhimit të grupeve të margjinalizuara, personave me nevoja të veçanta, komunitetit të personave me dëmtime në të dëgjuar dhe në të folur si dhe të rinjëve, të promovojë qasjen gjithëpërfshirëse në trashëgiminë kulturore.

Gjatë këtij aktiviteti, i cili ka pasur për theks Qendrën Historike të Prizrenit, janë vizituar një sërë objektesh dhe artizanatesh, ku personat me nevoja të veçanta fizike kanë patur asistencë në qasje, ndërsa personat me dëmtime në të dëgjuar dhe në të folur kanë pasur mundësi të njihen për së afërmi me vlerat e trashëgimisë kulturore përmes informatave profesionale të interpretuara në gjuhën e tyre.

Aktiviteti u komplementua me përfshirjen e të rinjëve, nxënës të shkollave fillore të Suharekës, Malishevës dhe Prizrenit, të cilët të shpërndarë në pika të ndryshme në Qendrën Historike, janë angazhuar në pikturimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe në dokumentimin e vlerave të tyre.

‘’Trashëgimia Jonë e Përbashkët’’ është aktivitet i përbashkët i Programit për Trashëgimi dhe Diversitet në pesë rajonet e Kosovës, i cili përmbyllet në aktivitetin qendror në Prishtinë, më 17 Maj 2015.

Rrjetëzimi