Trotuar që pengon lirinë e lëvizjes

EC ka realizuar performancën publike në sheshin para ndërtesës së Postës në Prizren përkatësisht “Monumentit të Lirisë”, me anë të cilës është shprehur pakënaqësia për vendosjen e pengesës në mes të trotuarit. Në këtë hapësirë publike të qendrës historike të qytetit, intervenimi i Komunës së Prizrenit me mjetet financiare publike në vend se të krijojë një trotuar të qasshëm për të gjithë përkundrazi ka krijuar një mjedis që pengon lirinë e lëvizjes për të gjitha kategoritë e shoqërisë.

 

Në kuadër të performancës, me një kuti me pasqyre është mbuluar njëra pjesë e pengesës, që ndodhet në mes të trotuarit. Në këtë mënyrë pasqyrohet rruga në të dy anët për të arritur efektin optik se gjoja kalimi është i hapur. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi