VAZHDON TRAJNIMI PËR PUNIMIN E VESHJEVE TRADICIONALE “DOLLAMAVE“

Po vazhdon trajnimi për punimin e veshjeve tradicionale “dollamave“. Ky trajnim ka për qëllim aftësimin e grave dhe vajzave nga rajoni i Prizrenit për qepjen e veshjeve tradicionale për nuse të punuara me dorë që të rrisë mundësitë e tyre për punë në të ardhmen.


Trajnimi do të zgjasë 4 muaj dhe pjesëmarrëset do të mësojnë zejen tradicionale nga profesionistët me përvojë të gjerë në këtë fushë.
Projekti "Dollama, një pasuri kulturore e Kosovës" është vazhdimësi e përpjekjeve të EC Ma Ndryshe në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore. Projekti ka për qëllim që të kontribuojë në ruajtjen e zanatit të punimit të “dollamave” përmes promovimit dhe transferimit të njohurive. Projekti përfshin rajonin e Prizrenit dhe aktivitetet përfshijnë përfaqësueset nga të gjitha komunitetet e këtij rajoni.


Ky projekt është pjesë e grantit të financuar nga projekti „Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezioni social” që zbatohet nga UNDP në Kosovë dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP).

Rrjetëzimi