Vendosja e reklamave në monumente historike pa kriter po vazhdon të dëmtojë identitetin dhe integritetin e trashëgimisë kulturore në Prizren.






Reklama e vendosur së fundmi në mënyrë të papërshtatshme tek Ura e Arastës, po ndikon negativisht në strukturën, pamjen dhe vlerën e këtij monumenti.
EC Ma Ndryshe thekson se hapësirat me rëndësi historike duhet të trajtohen me kujdes, duke respektuar rregullat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
EC i bënë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar dëmtime të mëtejshme.