Xhamia e Jashar Pashës në Prishtinë prej tri vitesh pret restaurimin

Në kuadër të projektit “Transparency Online”, EC Ma Ndryshe, nga muaji qershor, ka filluar hulumtimet rreth punëve konservuese dhe restauruese në objektet e trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Pas konstatimit të vonesave në aktivitetet restauruese të Xhamisë së Çarshisë, hulumtimi i ardhshëm ka për objektiv Xhaminë e Jashar Pashës.

 
Më 23 shtator 2011 ishte nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim (TIKA), Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Sipas kësaj marrëveshjeje, TIKA do të mbulojë koston e plotë të projektit, për të cilën kishte ndarë rreth 900 000 euro. Lexo komunikatën.

Rrjetëzimi