Zyrtarizohet bashkëpunimi për urbanizmin e Prishtinës

Sot me 18 mars 2014, Ian Cliff, Ambasadori i  Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Shpend Ahmeti, Kryetar i  Komunës së Prishtinës dhe Hajrulla Çeku, Drejtor i  OJQ EC Ma Ndryshe, në konferencën e përbashkët për media zyrtarizuan bashkëpunimin mes palëve të lartpërmendura për projektin “Transparenca Online e komunës së Prishtinës”.  Komponenta themelore e këtij projekti në komunën e Prishtinës është monitorimi i punës së Drejtorisës së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Me këtë projekt synohet ngritja e nivelit të transparencës lokale në vendimmarrje përmes monitorimit të ekzekutivit të komunave dhe raportimin për praktikat e vendimmarrjes lokale. Pjesë e projektit do të jetë edhe asistenca teknike për vendosjen e rendit urbanistik në Prishtinë. Lexo komunikatën

 

Përveç nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes palëve të lartpërmendura, në këtë konferencë EC Ma Ndryshe prezantoi edhe produktet e para të punës në raport me Drejtorinë e Urbanizmit në komunën e Prishtinës, dhe të cilat janë gjetjet nga hulumtimi rreth planeve rregullative dhe zhvillimore të komunës së Prishtinës si dhe një raport preliminar mbi gjendjen e qendrës historike të qytetit të Prishtinës. Lexo komunikatën mbi planet urbane dhe raportin mbi Qendrën Historike.

Rrjetëzimi