Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje përmes mediave sociale në Prizren dhe Gjilan

Projekti i mediave sociale është përpjekje për t’i inkurajuar të rinjtë e qytetit të Prizrenit dhe Gjilanit për pjesëmarrje në proceset e vendimmarjes lokale dhe  përmes qasjes inovative dhe edukative, si dhe për t’ju lehtësuar atyre të kuptuarit sa më mirë të të drejtave dhe përgjegjësive qytetare. Për më tepër, projekti synon që të ngjushtojë hendekun në mes qeverisë lokale dhe të rinjve duke i mbështetur ata përmes aktiviteteve të ndryshme në terren dhe në komunitet, duke përdorur mediat sociale që janë në dispozicion gjithnjë e më shumë. Objektivat specifike të këtij projekti janë: a) të forcoj partneritetin dhe ndërveprimin midis të rinjve dhe pushtetit, përmes komunikimit interaktiv dhe të drejtpërdrejtë midis tw dyja palwve, b) të rinjtë të kuptojnë më mirë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre qytetare duke përdorur dhe zhvilluar mediat sociale, me synimin afatgjatë të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe procesin politik të monitorimit të qeverisjes lokale dhe c) të rris interesimin e publikut dhe të kuptuarit më të mirë të të drejtave dhe përgjegjësive qytetare.

Aktivitetet kryesore

  • Aktivitetet të cilat do të mundësojnë implementimin e objektivave të synuara nga projekti janë:
  • Monitorimi i departamenteve të rinisë,
  • Avokimi për përfshirje të rinisë në vendimmarrje,
  • Takimet e të rinjëve me zyrtarët komunal,
  • Prodhimi i web portalit,
  • Krijimi i moduleve online për buxhetim me pjesëmarrje, shprehjen e shqetësimeve dhe peticion online/elektronik,
  • Debate në shkolla dhe Universitete,
  • Hulumtime mbi aktivizmin e rinisë
  • SMS Platforma për informim
  • Angazhim direkt i rinisë në projekt
  • Dokumentar mbi “Aktivizmin Rinor në Prizren dhe Gjilan”,
  • Kampanjë mediale dhe  informim publik, dhe
  • Prodhimi i aplikacionit të mediave sociale për telefona të menqur (smart phone).

Të arriturat

Deri tani është zhvilluar web platforma me tri module online dhe SMS platforma. Tri modulet online janë: e-peticioni, ku qytetarët mund të krijojnë peticione online për cfarëdo çështje që ata i brengos, buxhetimi me pjesëmarrje, ku qytetarët mund të japin propozimet  për investime kapitale që ata mendojnë se janë të nevojshme të realizohen në komunën e tyre si dhe moduli ankohu, ku qytetarët
mund të raportojnë ankesat e tyre në lidhje me problemet, dukuritë dhe shqetësimet në qytet, lagje, komunitet, shkollë, park etj.

Publikimi i analizës “Rinia dhe Transaprenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”, ka nxjerrë në pah njohuritë e të rinjve të Prizrenit dhe Gjilanit për hartimin e politikave lokale, procesin e vendimmarjes, pjesëmarrjen si dhe përdorimin e mediave sociale. Debatet në shkolla të mesme, të larta dhe Universitete publike e private, kanë për qëllim informimin dhe përfshirjen e të rinjve drejtëpërdrejtë në këtë projekt dhe në proces të vendimmarjes lokale.  Faqja e projektit në Facebook përmban të gjitha informacionet dhe aktivitetet e projektit, dhe është një prej mjeteve të rëndësishme të interakcionit midis të gjithë përfituesve të projektit. Më shumë informata rreth këtij projekti, aktiviteteve dhe të arriturave mund të gjeni në  http://www.merrpjese.org. Ky projekt përkrahet nga UNDP zyra në Kosovë, ndërsa në komunën e Gjilanit zbatohet përmes partnerit lokal, Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Platforma e aktivizmit online Merr Pjesë ka vazhduar të pranojë raste nga qytetarër përmes katër moduleve të aktivizmit (ankohu, buxhetimi me pjesëmarrje, e-peticione dhe konsultime online). Të gjitha rastet e pranuara janë analizuar dhe dërguar në sektorët përkatës të komunës së Prizrenit. Gjatë vitit 2014, platformës iu është shtuar ehde moduli i katërt mbi konsultimet publike, në të cilin publikohen draftet e dokumenteve të komunës (plane urbane, buxhet, rregullore, etj.). Platforma e aktivizmit online ka nxitur një numër procesesh institucionale, duke ndikuar në vendime të autoriteteve komunale si reagim ndaj rasteve që janë dërguar nga qytetarët. Gjatë vitit 2015 do të synohet funksionalizimi i mëtejmë i platformës Merr Pjesë, duke e rritur numrin e përdoruesve. Projekti synon të nxisë aktivizmin online si njëri ndër mjetet e organizimit të komunitetit dhe pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale. Gjatë vitit 2015 do të synohet zgjerimi i platformës edhe në komunat e tjera të rajonit të Prizrenit.

Të arriturat kryesore të projektit gjatë vitit 2014 ishin:

  • Dhjetëra raste të raportuara nga qytetarët janë dërguar në sektorët përkatës të komunës së Prizrenit,
  • Një numër i rasteve të raportuara kanë gjetura zgjidhje konkrete, derisa për një pjesë të tyre komuna ka ofruar zotime buxhetore në vitet vijuese, 
  • Mobilizim i komunitetit për aktivizëm online kryesisht përmes peticioneve elektronike.



 

Rrjetëzimi