Zbatimi i programeve të strategjisë të EC

Projekti është grant institucional i cili ka për qëllim zbatimin e programeve të EC dhe vazhdimin e përpjekjeve të organizatës për gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri me fokus te qytetari si garantuesi kryesor i demokracisë dhe zhvillimit. Gjatë periudhës raportuese e deri në përfundim të grantit EC ka vazhduar të zbatojë dhe të realizoj aktivitete që i shërbejnë objektivave strategjike të organizatës. Në kuadër të aktiviteteve të realizuara hyjnë publikimet, takimet, anketat, infografikat, prodhimi i videove të shkurta që trajtojnë tematika dhe probleme të ndryshme, video/reportazhe televizive, artikuj gazetaresk, debate/tryeza diskutimi, reagime/komunikata, monitorim i institucioneve, aksione pastrimi etj. Këto aktivitete jo vetëm kanë sjellë rezultate por kanë shërbyer edhe për promovim dhe nxitje të debatit.

Rrjetëzimi