Dita Botërore e Bletëve shënohet me aktivitete edukative në Prishtinë dhe Prizren

EC Ma Ndryshe ka shënuar Ditën Botërore të Bletëve me dy aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese të realizuara në Prishtinë dhe në Prizren.


Në kopshtin e fëmijëve "Cicërimat" në Prishtinë u mbajt aktiviteti dedikuar fëmijëve parashkollorë, ku përmes prezantimeve është theksuar rëndësia e bletëve për biodiversitetin dhe ekuilibrin mjedisor. Po ashtu, janë shpjeguar sfidat aktuale mjedisore dhe mënyrat e kujdesit ndaj natyrës. Aktiviteti është përmbyllur me vendosjen e një hoteli për insekte në oborrin e kopshtit, si një hap konkret drejt mbrojtjes së natyrës dhe promovimit të biodiversitetit.


Ndërkaq, në shkollën e mesme të ulët "Gani Saramati" në Prizren është vendosur një hotel për insekte dhe më pastaj është organizuar vizita me karakter edukativ për nxënësit e kësaj shkolle në një bletore. Gjatë kësaj vizite, nxënësit janë informuar për bletët dhe rolin e tyre në ruajtjen e ekosistemit.
Të dyja aktivitetet janë zhvilluar si rezultat i bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta gjatë takimeve me përfaqësuesit e institucioneve edukative arsimore. Përmes këtyre nismave, EC synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit.

Rrjetëzimi