Në kampusin e Universitetit të Prizrenit vendosen tabelat emërtuese për drunjtë dhe hotelet për insektet e dobishme

EC Ma Ndryshe të mërkurën ka vendosur tabela emërtuese për 21 lloje drunjsh në kampusin e Universitetit të Prizrenit, si dhe dy hotele për insekte, që ofrojnë strehë për insektet e dobishme dhe ndihmojnë në ekuilibrin e ekosistemit.


Insekt hotelet luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së tokës, rritjen e pllenimit, pasurimin e biodiversitetit dhe reduktimin natyral të insekteve të dëmshme.


Ndërkaq tabelat emërtuese për drunjtë ndihmojnë publikun që të mësojë për llojet e tyre në këtë zonë dhe njëherësh shërbejnë për rritjen e ndërgjegjësimit për biodiversitetin dhe rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.


Ideja për realizimin e këtij aktiviteti të përbashkët me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ka ardhur si rezultat i takimeve të rregullta me profesorët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe për synim ka promovimin e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit.


Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë" (EECSOK), mbështetur nga Ambasada Sudeze në Prishtinë dhe zbatuar nga Community Development Fund - CDF.

Rrjetëzimi