Thirrje për aplikim për punëtorinë pesë ditore të zejes së Filigranit

EC Ma Ndryshe ka nisur zbatimin e pilot veprimit “HAJDE!”, që synon promovimin e trashëgimisë kulturore, kultivimin e qytetarisë aktive në mesin e të rinjve dhe mbrojtjen/promovimin e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë kulturore në Prizren. Aktiviteti qendror i “HAJDE!” do të jetë punëtoria pesë ditore e zejes së Filigranit, për të cilën EC Ma Ndryshe shpall thirrjen për aplikim për pranimin e dymbëdhjetë të rinjve për punëtorinë e Filigranit, që do të mbahet në datat 24 – 28 shtator 2014 në Prizren. Gjeje thirrjen për aplikim dhe formën e aplikimit.

 

Rrjetëzimi