Publikimet

PLANI I MENAXHIMIT I QENDRËS HISTORIKE TË PRIZRENIT 2021 - 2030tetor, 2021Qëllimi i Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prizrenit përcaktimi i politikave strategjike për mbrojtjen, administrimin dhe zhvillimin bashkëkohor të qëndrueshëm të Qendrës Historike të Prizrenit. Kjo qendër historike, sipas legjislacionit në fuqi është identifikuar si fushë e konservimit arkitekturor (nr.rend. 1327), pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike nën mbrojtje të përhershme si dhe Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.
INFOGRAFIKA - Planifikimi hapësinor dhe urban në komunat e Kosovëstetor, 2021Inforgrafikën e hartuar nga hulumtimi dedikuar drejtorive të planifikimit hapësinor të Komunave të Kosovës. Me këtë pyetësor është tentuar të merren informata rreth planeve përkatëse zhvillimore komunale dhe urbane, sfidat e paraqitura, përfshi edhe ndryshimet ligjore me të cilat ballafaqohet niveli komunal. Në këtë hulumtim, nga 38 komuna të Kosovës janë përgjigjur gjithsej 20 prej tyre.
Sa janë qytetet tona gjithpërfshirëse?shtator, 2021EC Ma Ndryshe gjatë verës 2021 ka kryer një hulumtim me qytetarë ku është tentuar të mirren përshtypjet, perceptimet dhe sfidat e qytetarëve sa i përket funksionimit të qyteteve ku ata jetojnë si dhe të mësojë se sa qytetarët e Kosovës kanë qenë të përfshirë në procese të ndryshme të hartimit të planeve urbane të qyteteve të tyre.
ECJE NË TRASHËGIMINË MODERNE TË PRISHTINËSgusht, 2021‘’Ecje në trashëgiminë moderne të Prishtinës’’ synon të stimulojnë një ‘ecje virtuale’ në një numër të caktuar të objekteve të arkitekturës moderne në Prishtinë, përmes shpalosjes së shkurtër të kualiteteve të tyre estetike, funksionale, përmbajtjesore, sociale e kulturore. Ky udhëtim në një ‘rreth’ të objekteve të trashëgimisë moderne bën thirrje për më shumë vëmendje dhe vlerësim të kësaj periudhe të trashëgimisë tonë.
HULUMTIM & INFOGRAFIKË - HAPËSIRAT PUBLIKE NË LIPJANgusht, 2021Gjatë vitit 2021 është kryer hulumtimi i hapësirave publike në qytetin e Lipjanit. Nga gjithsejtë 20 hapësira publike të identifikuara në zonën urbane të Lipjanit numri më i madh i tyre gjenden në qendër dhe një numër i vogël në zonat periferike. Hulumtimi ka për qëllim të analizojë gjendjen ekzistuese të të gjitha hapësirave ku janë analizuar kategoritë dhe funksionet e hapësirave, elementet dhe mobilaria urbane si dhe qasja, mirëmbajtja dhe shfrytzueshmëria e tyre. Hulumtimi jep edhe konkluza e rekomandime se si këto hapësira do të mund të ngrisnin cilësinë dhe do të ishin më të shfrytëzueshme nga banorët e këtyre hapësirave. Në fund, si aneks, gjenden edhe analizat individuale në kartela të veçanta për të gjitha hapësirat publike të hulumtuara.
RAPORT - KARTA E QYTETIT - "E DREJTA MBI QYTETIN E PRIZRENIT"korrik, 2021Raporti mëton evaluimin e zbatimit të Kartës së Qytetit nga Komuna e Prizrenit, respektivisht organet përgjegjëse të ngarkuara sipas Kartës. Ky raport është i bazuar në monitorimin e vazhdueshëm të veprimeve dhe angazhimeve konkrete të Drejtorive Komunale të Komunës së Prizrenit si dhe poashtu në takimet konsultative me përfaqësuesit e grupeve të komunitetit të specifikuara sipas Kartës së Qytetit.
GJENDJA MJEDISORE NË KOMUNËN E GJAKOVËSmaj, 2021Raporti synon të dokumentojë gjendjen e mjedisit përmes të dhënave mbi cilësinë e ajrit, ujërave, tokës dhe biodiversitetit në komunën e Gjakovës. Ky raport përmbledh të dhëna të rëndësishme nga raportet mjedisore të hartuara nga institucionet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, udhëzuesit e BE-së, kornizës ligjore të Kosovës dhe raporteve evropiane mbi faktorët kryesorë të mjedisit.
MONITORIMI I SEKTORIT TË MJEDISIT NË KOMUNËN E PRIZRENIT - RAPORT - 2020maj, 2021Gjetjet e këtij raporti në kapituj të caktuar kanë identifikuar mangësitë aktuale në sektorin e mjedisit, që kërkojnë vëmendje më të shtuar nga autoritetet komunale, me qëllim të përmirësimit të procesit të planifikimit dhe menaxhimit mjedisor. Gjithashtu ato janë validuar nga zyrtarët përkatës komunalë, si pasqyrim i gjendjes reale në sektorin e mjedisit, duke theksuar se burimet njerëzore dhe financiare nuk janë në nivel të mjaftueshëm, gjë që mbase reflektohet edhe në gjendjen aktuale mjedisore.
CILËSIA E AJRIT NË PRIZRENmars, 2021EC Ma Ndryshe ka realizuar këtë hulumim në formë të anketave me qytetarë, hulumtim ky i cili synon të kuptojë se si e vlerësojnë qytetarët cilësinë e ajrit në qytetin e Prizrenit, të identifikojë burimet kryesore të ndotjes sipas qytetarëve dhe të kuptojë se sa janë të shqetësuar këta të fundit për këtë situatë.
PUBLIKE DHE MODERNEjanar, 2021Hulumtimi ‘’PUBLIKE DHE MODERNE’’ shqyrton gjendjen e trashëgimisë moderne në Kosovë, objekteve ikonike dhe hapësirave përcjellëse publike rreth tyre. Përmes reflektimit në fazat e zhvillimit të kësaj pjese të trashëgimisë kosovare, përfshirë këtu periudhat e njëpasnjëshme të konstruimit dhe de-konstruimit të saj, hulumtimi mëton të identifikojë arsyet të cilat kanë dërguar në kanosjen e këtyre strukturave dhe vlerave që ato prezentojnë për komunitetin.
NDOTJA E AMBIENTIT NË PRIZRENjanar, 2021Nëpërmjet këtij hulumtimi është synuar të bëhet vlerësimi i gjendjes aktuale të mjedisit në Prizren bazuar në shqetësimet dhe përvojat e qytetarëve për problemet e shfaqura.